Google ADS

Fondi premton shpërndarje të barabartë të kuotave për ilaçet në Maqedoni

17:06 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Autoritetet shëndetësore për vitin e ri vinë me një premtim të ri. Ata do të shpërndajnë në mënyrë të barabartë kuotat e ilaçeve për pacientët që të jenë në gjendje t’i blejnë ato gjatë gjithë muajit dhe të mos ecin nga një farmaci në tjetrën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fondi Shëndetësor pranoi se deri më tani ka ndodhur shpërndarja e pabarabartë. Ata theksuan se një varg ka fituar edhe 40% të kuotave më të larta mujore se shifra mesatare që u ishte ndarë të tjerëve. Ata nuk e zbuluan se për kë bëhet fjalë.

Por, ato kanë frikë se rishpërndarja e re e kuotave për ilaçe mund t’i godas disa farmaci më efikase.

Përveç shpërndarjes së barabartë të ilaçeve, autoritete planifikojnë edhe subvencionimin e farmacive nga fshatrat më të vogla që ata të ekzistojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme