Një qytetar nga Ferizaj, konkretisht nga fshati Bablak, Driton Nuha, ka publikuar një video dhe disa fotografi të ujit të pijshëm, i cili duket se nuk ka fare cilësi të mirë, e ngjyra e ujit është e zezë.
Ai ka kritikuar kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun nga radhët e PDK-së. Ka thënë se ai vet, madje gjithë banorët e këtij fshati kanë probleme të vazhdueshme me ujin e pijshëm.
“Ditë e diel, ditë vikendi! Përderisa Kryetari z.Agim Aliu flet për 100 milion investime brenda vitit, unë po flas për gjendjen katastrofale te ujit te pijshëm tash edhe një vit, shikoni edhe vet se ne çfarë gjendje e kemi ne në fshatin Bablak. Fotot flasin vet! Shpresoj qe ky postim i imi te shikohet nga kryetari jonë e pastaj te flet për investimet e bëra në qytetin e Ferizajt. Kjo nuk është vetëm brengë e imja por e tërë banorëve të fshatit Bablak, ku për shkak te mos fuqisë komunale nuk kanë mundësi me reagu për këtë gjendje te ujit. Andaj shpresoj qe fjalët e mia te mos jenë te kota, por te gjendet një zgjidhje sa më shpejt, për banorët e fshatit Bablak, Komuna e Ferizajt”, ka shkruar Nuha, banor në këtë fshat.
Nuk dihet nëse kjo cilësi e ujit ka ardhur nga ndonjë punim i mundshëm në këtë fshat, porse ka ankesa se kjo ndodhë vazhdimisht.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë