AAK nesër dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë e Pejës

16:12 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, nesër do të dorëzojë një Kallëzim Penal në Prokurorinë e shtetit në Pejë.

Sipas AAK-së, ky kallëzim Penal ka të bëj me dyshimet e këtij subjekti politik për keqpërdorimin e parasë publike të qytetarëve të Komunës së Pejës dhe lidhur me kryerjen e disa veprave penale të tjera, nga ana e personave kompetent të Komunës së Pejës.

“Për më tepër mbetet punë e Prokurorisë, që të veproj konform nenëve 102 dhe 104 të kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme