Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës se PSD ka 3 % të besimit qytetarë.
Krasniqi përmes një postimi në facebook ka shkruar se Mustafa këtë shifër e ngatërron me fondin e 3 përqindëshit, shkruan arbresh.info.
“Isa Mustafa paska deklaruar që ne si parti i kemi 3%, prandaj nuk mund të marrim pjesë në dialog. Aq shumë iu ka fiksu kjo shifër qysh prej keqpërdorimeve të fondit të 3 përqindëshit, saqë kurrqysh s’po mundet me e largu prej mendjes “, ka shkruar ai.
Deputeti i PSD-së, ka shtuar gjithashtu se partia në të cilën ai bën pjesë po forcohet derisa LDK po qet fall
“Por derisa Isa dhe LDK vajton, e ai sekti tjetër qet fall, PSD po ecë përpara e po forcohet. Gjithmonë keni qenë falltorë të dobët. Krejt parashikimet kanë me ju dështu”,ka përfunduar Krasniqi.
Ndryshe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musta të dielën në ceremoninë e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së duke iu drejtuar PSD-së tha se nuk mund t’i shitet Brukselit si grup i unitetit me opozitën më një pari që nuk peshon as 3 % të besimit qytetarë/Arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...