Dita e parë e manifestimit trekufitar “Muzat e Alpeve 2015”,të shkrimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, filloi në Rozhajë me diskutimin mbi temën “Vargu shqip brenda territorit të Malit të Zi”, vazhdoi me promovimin e romanit të përkthyer në gjuhën malazeze “Stina e ujkut-Vucje doba”, te autorit Ridvan Dibra, si dhe u përmbyll me një mbrëmje poetike.
Në diskutimin “Vargu shqip brenda territorit të Malit te Zi”, foli studiuesja e letërsisë Liridona Sinishtaj nga Tuzi i Malësisë së Madhe, e cila me këtë rast u fokusua në krijimet e shkrimtarëve shqiptar që veprojnë brenda Malit te Zi, vlerën që prezantojnë ata si dhe sfidat e mbijetesës. Por, shtyllat e letërsisë shqipe në Mal të Zi janë Radovan Zogoviqi, Esat Mekuli dhe pasues të tyre me të vonë, të cilët vepruan në Kosove, shtoi Flora Brovina, Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Autori boshnjak Safet Hadrovic-Verbiqki, tha se është i lumtur t’i jetë përkthyer njeri nga librat në gjuhën shqipe dhe ka përjetuar një publicitet të madh. Profesor Anton Nikë Berishaj tha se letërsisë sonë nuk i duhen vetëm përkthime, por përkthime të mira dhe origjinale sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të plotësonim misionin tonë. Ndërsa, shkrimtarja e mirënjohur Natasha Lako- njëra ndër tri themelueset e “TEUTËS” tha se në zhvillimin dhe shtytjen tutje të projekteve të tilla duhet të japin më shumë institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës.
Për librin e përkthyer në gjuhën malazeze “Stina e ujkut-Vucje doba”, të autorit shkodran Ridvan Dibra, i cili u promovua në kuadër të ditës së parë të manifestimit në Rozhajë, përkthyes i librit Nikollë Berishaj, ndër të tjera tha se ”për përkthimin e letërsisë sa është e rëndësishme njohja e të dyja gjuhëve poaq e rëndësishme është njohja shpirtërore e ë dy popujve librat e të cilëve përkthehen.
Ridvan Dibra, autori i këtij libri tha se është i lumtur që romani i tij është ndër romanet që “nuk plaken” dhe se jehona e këtij romani edhe pas 15 vitesh botimi dëgjohet tutje…Ndërsa, Smajl Smaka, shkrimtar dhe gazetar tha se në këtë kohë kur përkthimet po bëhen nëbaza klienteliste pa ndonjë kri ter, ky përkthim serioz është poaq dinjitoz për shkak të përzgjedhjes së autorit: ndër më të mirët në të gjitha trojet etnike shqiptare.
Shkrimtarët nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi me këtë rast morën pjesë edhe në mbrëmjen përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit boshnjak Zajim Azemovic, organizuar nga Qendra e Kulturës në Rozhajë. Ndërsa, mbrëmja poetike u përmbyll me deklamim poezishe nga autorët pjesëmarrës, si: Flora Brovina-Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Osman Baymak-Asociacioni i Intelektualëve dhe Shkrimtarëve për Ballkan, Natasha Lako, shkrimtare dhe skenariste nga Shqipëria, etj.
Dita e Dytë e manifestimit trekufitar “Muzat e Alpeve 2015”vazhdon sot në Kosovë, me një vizitë në muzeun privat “Etnokastrioti”, në Isniq. Aktiviteti do të vazhdojë në sallën e asamblesë komunale me diskutimin mbi temën “Vargu shqip në trojet etnike” si dhe me promovimin e librit të autorit tropoja n Azgan Haklajt dhe do të përmbzllet në Rugovë, me diskutimin mbi temën “Këmbim i ndërsjellë i letërsisë ballkanike”.
Kurse, dita e tretë dhe përmbyllëse e manifestimit mbahet me 10 shtator 2015, në Bajram Curr, ku në bashkëorganizim me “Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë”, vazhdondiskutimi mbi temën “Prania e vargut shqip në trojet etnike” si dhe promovimi i librit të përkthyer në shqip “Majko Zasto?-Nënë përse?”, i autores boshnjake nga Rozhaja Mirsada Bibiç-Shabotiç. Me këtë rast, Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, i cili vitin e kaluar nga doajeni i letërsisë malazeze Jevrem Bërkoviq u bart tek shkrimtari eminent nga Shqipëria Dritëro Agolli, sivjet kalon tek Ramiz Këlmendi-një figurë tjetër e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë.
Manifestimi i sivjemë “Muzat e Alpeve 2015” sivjet u mbështet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Ministria e Diasporës, Bashkia e Ba jram Currit, Komuna e Decanit-Zyra e Kryetarit si dhe Komuna e Klinës-Zyra e kryetarit.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë