Në 29 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur lideri i saj, Isa Mustafa.
Mustafa ka thënë se LDK është partia më e madhe në vend, shkruan arbresh.info.
“Pas 29 vitesh nga themelimi LDK qëndron e para në Kosovë, me numrin më të madh të parlamentareve në Kuvend, me numrin më të madh të komunave nën udhëheqje dhe me përkrahjen më të madhe”, ka thënë ai.
I pari i LDK-së ka kujtuar disa nga veprimtarët e LDK-së.
“Krahas presidentit, Ibrahim Rugova kujtojmë edhe Fehmi Aganin, Xhemajl Mustafën, Tahir Zemjajn, Nekibe Kelmendin, Idriz Rrecin si dhe shumë veprimtarë të tjerë të LDK-së që u vranë në lufatë apo pas saj nga dora tinëzare për të cilat LDK kërkon zbardhjen e këtyre rastëve”,ka thënë ai.
Gjatë gjithë fjalimit të tij, Mustafa ka qendëruar ulur duke kërkuar falje për këtë e arsyetuar me problemet shëndetësore.
“Më vjen keq që po ju drejtohem ulur sepse ju e meritoni respektin më të madh. Po mbushen gati një vit që po ballafaqohem me rehabilitim mjekësor dhe po arrij që të rikuperohem ngadalë”, ka thënë ai.
Ndryshe të dielën Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar 29 vjetorin e themelimit./Arbresh.info/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...