Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe strukturat e saj me rastin e 29 vjetorit të themelimit të partisë kanë bërë homazhe te varri i themeluesit dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Sabri Hamiti, ka thënë se shënimi i këtij përvjetori është e natyrshme të fillohet nga vizita te varri i atij që ngriti themelet e kësaj partie, njofton Klan Kosova.
“Është e kuptueshme që LDK-ja nuk është ajo e viteve 1998-ta, pasi kanë ndërruar gjeneratat dhe brezat e rinj mund të kenë edhe energji të reja. Por edhe sot, LDK nuk është shkëputur nga parimet themeltare të saj”
“LDK sikurse kur u themelua edhe sot e ka të njëjtën tolerancë. Dialogun e bën në mënyrë të qetë por duke thënë shumë”, tha Hamiti.
Por kryetari i tanishëm i LDK-së, Isa Mustafa, nuk ishte prezent në homazhe për shkak të shëndetit të tij.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...