Google ADS

Reçica: Duhen dokumente shtesë për të filluar të ipen shtesat e fëmijëve

09:55 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Skender Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka folur për fillimin e dhënies së shtesave për fëmijët do të duhet që të hartohen edhe disa dokumente në mënyrë që të zbatohen rekomandimet e dala nga rezoluta e miratuar në Kuvend.

Reçica ka thënë se është herët që të thuhet se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ky proces.

“Realisht unë mendoj që tani për tani është herët të flitet për buxhetin sepse jemi në fazën fillestare vetëm pasi te fillohet analizave në tersi te shihet cilat grupe do të preken cilat grupe do të beshten mandej do të vije deri te kostoja e shtesave për fëmijë dihet edhe kostoja ma vonë. Si ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi në kuadër të sistemit pensional në vend dhe me koncept- dokumente që pritet të miratohet nga Qeveria dhe vitin e ardhëm do ta kemi edhe draft-ligjin me punën pensionale”.

Më tej Reçica ka shpjeguar se çfarë ligjesh pritën të bëhen.

“Në dokument do të dalin dy ligje: Ligji unik për pensione dhe Ligji për sigurimet sociale nga i cili do të krijohet edhe fondi për sigurime sociale dhe kjo është një risi për sistemin e sigurimeve në Kosovë që ne akoma si vend nuk kemi sistem të sigurimeve social të plotë, që realisht është baza”, ka thënë ministri Reçica.

Ministri ka folur edhe për kategorizimin e ndihmës sociale ku ka sqaruar se edhe kjo çështje mbetet të qartësohet gjatë hartimit të dokumenteve vitin e ardhshëm, raporton EO.

Më 7 nëntor me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim, është miratuar në Kuvendin e Kosovës rezoluta në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme