Gjatë ditës së sotme kolona të gjata, janë krijuar në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare.
Edhe pse Policisë së Kosovës ka apeluar për të shmangur pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët sërish po e zgjedhin atë.
Pritjet e bashkatdhetarëve për të hyrë në Kosovë vazhdojnë të jenë mbi dy orë, ndërsa në territorin e Serbisë janë krijuar kolona të gjata mbi 1200 metra.
Udhëtarët të moshave të ndryshme thonë se janë lodhur dhe të mllefosur me pritjet e gjata, ndërkaq theksojnë se këto pritje nuk janë normale dhe sipas tyre në asnjë shtet tjetër nuk ndodhë kështu.
Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare tjetër me Serbinë, Dheu i Bardhë ku pritet deri në 90 minuta.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...