Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Ymeri në këtë emision ka folur për familjen, politikën, të kaluarën e shumë gjëra të tjera interesante.
I lindur në Prishtinë, Ymeri ka studiuar për sociologji. Jeton me gruan dhe tre fëmijët, për të cilët është shumë mirënjohës.
Bashkëshortja e tij është e punësuar në Doganat e Kosovës që nga viti 1999, përcjell Telegrafi.
Ymeri nuk ka ngurruar të rrëfej edhe momentet kur ka punuar si kamarier në Londër për një periudhë tre mujore.
“Kam punuar kamarier në një bar që atje emërohet si coffe-shop. Pjesën më të madhe të jetës sime në Londër kam punuar në sektorin e hotelerisë por në kuzhinë ku edhe sot jam kuzhinier i mirë. Edhe sot gatuaj dhe ata që kam provuar gatimet e mia u kanë pëlqyer shumë”.
Nënkryetari i PSD-së ka treguar se pas luftës ka punuar edhe si gazetar e një kohë edhe redaktor në “Kohavision”.
Ai tregon se më pas ishte angazhuar në organizatën KAN, e duke luftuar padrejtësitë e UNIMIK-ut në dëm të demokracisë së Kosovës.
“Më pas vendosëm të krijonim një organizatë që më pas do të quhej Vetëvendosje”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...