Kompania gjermane e ashtuquajtur B.S.B Aviation e cila kishte hapur konkurs për pranimin e dy mijë kosovareve për të punuar në aeroportin e Hamburgut vazhdon të jetë ende nën ‘llupën’ e drejtësisë.
Kjo pasi hetimet e Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj saj të nisura gati që dy muaj ende nuk kanë përfunduar.
Mirëpo, zyrtarë të kësaj kompanie besojnë se hetimet ndaj saj kanë marrë fund dhe se shumë shpejtë do të pajisën me licencë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Te gjitha hetimet dhe dyshimet kane marr fund me sukses kështu që tash jemi vetëm në pritje që këto ditë të pajisemi edhe me licencë”, thuhet në përgjigjën e tyre me shkrim për Indeksonline.
Ata tutje kanë theksuar se pas marrjes se licencës do të nis aplikimi për dy mijë vend punë në aeroportin e Hamburgut.
“Ne të gjitha kriteret për licencë i kemi plotësuar. Por, aplikimi nuk do të hapet pa licencim kështu që nuk ka apliku ende askush”, thuhet në përgjigjën e tyre.
Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun, Musa Demiri, për Indeksonline ka konfirmuar e kompania në fjalë ka aplikuar për licencë.
“Kompania B.S.B Aviation ka aplikuar për licence pranë Komisionit për Licencimin e Ofruesve Jopublik të Shërbimeve të Punësimit”, ka thënë ai në përgjigjën e tij.
Ai thotë se aplikacioni është duke u shqyrtuar dhe se kanë kërkuar informata shtesë nga institucionet përkatëse.
“Aplikacioni i kompanisë në fjalë është duke u shqyrtuar, njekohesisht komisioni ka kërkuar informata shtesë nga institucionet përkatëse. Në momentin që do të sigurohen informatat e kërkuara do të veprohet konform legjislacionit në fuqi që rregullon këtë çështje”, thuhet ndër të tjerash në përgjigjen e tyre.
Mirëpo, kjo kompani vazhdon të hetohet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Në një përgjigje me shkrim të Prokurorisë, bëhet e ditur se akoma janë në fazën fillestare të grumbullimit të provave.
“Duke u bazuar në kërkesën dhe në pyetjet tuaja sa i përket rastit të kompanisë B.S.B. “Aviation”, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren është akoma në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve dhe provave të nevojshme, dhe për rastin në fjalë Prokuroria do të veprojë konform dispozitave ligjore”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Derisa, kanë bërë me dije se kompania në fjalë nuk ka filluar të operojë për arsye të mungesës së licencave adekuate nga institucionet shtetërore.
Ndryshe, Ambasada Gjermane më parë është deklaruar se nuk e njeh këtë kompani.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...