Real Madridi është kampion bote për të shtatën herë

19:55 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Me fitoren mbrëmjen e sotme (e shtunë), Real Madridi ka ruajtur statusin e tyre si një kampion i botës.

‘Los Blancos’ mposhtën me rezultat të thellë 4 me 1 skuadrën e Al Ain në finalen e Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në stadiumin Zayed Sports City, shkruan portali arbresh.info.

Kjo ishte fitorja e tyre e tretë radhazi në Kupë të Botës për Klube dhe e shtata në përgjithësi në kampionatin botëror, që është një rekord.

Ata siguruan Kupën Ndërkontinentale tri herë, në vitin 1960, 1998 dhe 2002, para se të fitojnë edhe edicionet e vitit 2014, 2016, 2017 dhe 2018 të Kupës së Botës për Klube.

AC Milani, me katër, është sfiduesi më i afërt i “Los Blancos’ sa i përket titujve botëror, ndërkohë që Barcelona ka tre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme