Partia Socialdemokrate po shtrihet dhe zgjerohet edhe në Drenicë. Duke e paraqitur platformën socialdemokrate në hapjen e zyres së PSD-së në Drenas, nënkryetari Qëndron Kastrati, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori i degës Helidon Kastrati kanë ftuar qytetarët e Drenasit që të bashkohen në përpjekjen e përbashkët për organizim demokratik dhe për politika sociale.
Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka qenë ndër vite manifestim i papërgjegjësisë, zhvatjes së parasë publike dhe nepotizmit. Si rezultat, Drenasi është sot ende pa aparatura mjekësore ekzistenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare, me infrastrukturë të dobët rrugore, si dhe me mungesë të trotuareve dhe të objekteve shkollore, thuhet në njoftim.
Modeli qeverisës i Partisë Socialdemokrate në Prishtinë dhe Kamenicë, me transparencë radikale, politika zhvillimore sidomos për shtresat e varfra dhe të mesme, funksionalizim të shërbimeve komunale dhe zgjerim të hapësirave publike, janë shembuj të nevojës së ushtrimit të politikave socialdemokrate në Drenas dhe gjithandej Republikës, transmeton lajmi.net.
Angazhimi politik në Partinë Socialdemokrate, që po dëshmohet çdo ditë e më shumë me rezultate konkrete në zgjidhjen e problemeve ekzistenciale, si dhe në luftimin e pabarazive dhe padrejtësive, është mundësia e sotme për transformimin e nesërm shoqëror, që e vendos në rend të parë shumicën e anashkaluar nga kleptokracia e pushteteve që po i shërbejnë pakicës.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...