Google ADS

Një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbeten të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

19:10 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë aksident mes veturës dhe autobusit, ka humbur jetën një person dhe pesë të tjerë janë lënduar, raporton Indeksonline.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka konfirmuar rastin, duke dhënë detaje për aksidentin.

“Rreth orës 18:00 ne rrugën Prishtine-Ferizaj me saktësisht ne fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kane pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur të përballoj plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor. Personat e tjerë janë dërguarpër tretman mjekësor”, ka thënë ajo për redaksinë.

Në këtë foto që ka siguruar Indeksonline nga vendi i aksidentit, shihet vetura e shkatërruar tërësisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme