Ajri që thithin qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, edhe sonte rezulton të jetë i pashëndetshëm.
Këtë e konfirmon edhe matësi i Ambasadës amerikane i vendosur në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.
Kështu, sipas matjeve të bëra në orën 18:00 sonte në kryeqytet, niveli i ndotjes së ajrit ka arritur në 112.
Kosova edhe sonte është renditur në listën e qyteteve më të ndotura në botë, derisa ka raste kur del i pari me ndotje.