Rumania thotë se do të punojë që të ndihmojë Serbinë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kur ky vend të marrë presidencën e bllokut, më 1 janar.
Kryeministrja rumune, Viorica Dancila i bëri këto komente në Beograd, pasi u takua me udhëheqësit e Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë.
“Rumania do të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë. Ne të gjithë duhet të përfshihemi që të mbështesim Serbinë”, tha ajo.
Kryeministrja e Rumanisë shtoi se zgjerimi i BE-së është “prioritet” për shtetin e saj.
Të katër liderët e shteteve në takimin në Beograd diskutuan edhe për migrimin dhe temat rajonale.
Pep Guardiola shokon me qëndrimin ndaj Carbao Cup
Pacolli: Gambia gjithmonë e ka mbështetur dhe do ta mbështes...
Pas kritikave për ngjashmëri, Kuvendi i Kosovës do të zhvill...
Osmani takon ambasadorin Michael Carpenter, flasin për rëndë...
Konjufca: Kosova është e interesuar ta ketë përkrah një alea...
Nesër vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, ky është rendi...