Për zyrtarin e PSD’së, Shkodran Hotin, pazaret e Partisë Socialdemokrate me Qeverinë nuk përbëjnë skandal e as lajm ekskluziv.
Zyrtari i PSD’së, Shkodran Hoti, ka dhënë vlerësime redaktoriale kur ka komentuar mesazhet komprometuese të deputetëve të PSD’së me zyrtarët e Qeverisë. Ka thënë se s’ka lajm ekskluziv dhe as skandal.
“PSD dje i ka publikuar 5 kushte që Qeveria i ka plotësuar për t’iu votuar projekt-buxheti. Ato nuk do të përmbusheshin pa u negociuar, prandaj publikimi i diskutimit rreth tyre s’është as lajm ekskluziv e as skandal.
“Kukuvajkat” le ta vazhdojnë vajin. Janë në rolin e tyre. Kaq munden, aq bëjnë. Veç le të mos i ngatërrojnë citatet e Hegelit me thëniet e Xhemail Abrisë. ????”, ka shkruar Hoti.
Ndërkohë, në SMS e publikuar dokumentohet se PSD është bërë ndihmës për Qeverinë. Kurse Shefi i Partisë u kërkon deputetëve të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë pse duhet votuar buxhetin.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban