Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka mbajtur në fuqi vendimin e mëhershëm të një gjykatësi federal për bllokim të ndalesave për azilantët, të cilat i kishte ndërmarrë administrata e presidentit Donald Trump.
Sipas vendimit të administratës, personave që e kalojnë ilegalisht kufirin iu ndalohet e drejta për azil. Vendimi ishte shfuqizuar shpejt nga një gjykatës federal i Kalifornisë, ndërsa ky vendim ishte miratuar edhe nga Gjykata e Apelit. “Kjo është shenjë dhe mesazh i fortë për administratën e Trumpit se vendimet e tij për azilin e tejkalojnë mandatin e presidentit”, thotë Steve Vladeck, profesor në Unversitetin e Teksasit.
Sidoqoftë, zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë në Shtëpinë e Bardhë, Steven Stafford, tha se ata do të vazhdojnë të luftojnë që ndalesa për azil të mbetet në fuqi. “Ne jemi të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Supreme, por besojmë se gjykata ende nuk i ka marrë parasysh të gjitha rrethanat e këtij rasti. Ne do të vazhdojmë që ta mbrojmë autoritetin ligjor të departamentit tonë”, deklaroi ai, shkruan “CNN”.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...