Google ADS

Flet Molliqaj pas publikimit të bisedave

15:44 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ka reaguar tashmë edhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, së cilit iu pa biseda që pati me Bilall Sherifin e Pal Lekajn, e disa kolegë të tij.

“Çdo bisedë me cilindo politikan mund ta publikoj. Skam asgjë për të fshehur. Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit”, ka shkruar Molliqaj.

Ata, shkruan Molliqaj, “kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj”.

“Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara. Asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ia tregoj”, thotë Molliqaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme