Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të posaçëm forcimin e kontrollit të kufijve dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në dy shtetet tona.
Takimi mes dy ministrave të Brendshëm pason mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Pejë disa javë më parë.
Delegacionet diskutuan gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit policor dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në proceset e integrimit evropian, në të dy vendet./tch
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...