Google ADS

Mediumi francez: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha- tri pop-artistet nga Ballkani

13:03 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, që të trija kanë shënuar me sukses vitin 2018 dhe kjo nuk është pika e tyre e vetme e përbashkët.

Yjet e Kosovës- Rita Ora dhe Dua Lipa

Këngëtarja më e famshme shqiptare në Kosovë është padyshim Rita Ora, shkruan NRJ.

Rita Ora ka lindur në Prishtinë, kryeqytet i Kosovës dhe pastaj shkoi për të jetuar në Angli.

Ajo është kthyer në vendlindjen e saj sa herë që i është dhënë mundësia, madje filmoi edhe një nga klipet e saj, “Shine Ya Light”.

Pas saj, e famshme është Dua Lipa me hitet “Be The One”, “New Rules” apo “One Kiss” me Calvin Harris.

Këngëtarja e re me origjinë kosovare kaloi disa vite të adoleshencës në vendin e lindjes. Ajo thotë se nuk ka mundur të bëjë muzikë në Kosovë, për shkak se shumë pak artistë kosovarë arrijnë të kenë karrierë ndërkombëtare dhe falënderon prindërit e saj që e lejuan atë të ndjek ëndrrën e saj në Angli.

Bebe Rexha me prejardhje shqiptare

Këngëtarja Bebe Rexha jeton në Shtetet e Bashkuara, kurse prindërit i ka me origjinë shqiptare. Emri i saj i vërtetë është Bleta që në shqip nënkupton “bletën”. Ajo filloi të merret me muzikë në vitin 2010 dhe ka pasur sukses të madh duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj si David Guetta dhe Martin Garrix.

Ajo gjithashtu bashkëshkroi me Lady Gagën tekstin e këngës “Monster” të Eminem dhe Rihannës ose “Like a Champion” të Selena Gomez.

Albumi i saj “Expectations” u publikua në qershor të vitit 2018, ku përfshin hitet “Meant to Be” dhe “2 Soult on Fire”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme