Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska në intervistë për emisionin “360 gradë” tha se po bëhet ndjekje para hetimore dhe së shpejti pritet që të hapet hetim i ri për organizatorët e sulmit në Kuvend më 27 prill.
Ajo e theksoi bisedën telefonike të Ninxhas me vëllain e tij, pjesë e sigurisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ishte në atë kohë në Vjenë dhe se pas tij filloi organizimin i të akuzuarve për sulm dhe dhunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në orën 16:30, Nikolla Gruevski i dërgon një mesazh Trajko Veljanoskit se nga burimet e besueshme ai e kuptoi se kryetari i ri i Kuvendit do të zgjidhet atë ditë. Pra, nëse marrim të gjitha këto gjëra, në disa raste më shumë prova rrethanore tregojnë se diçka ka ndodhur dhe si ka ndodhur” tha Ruskovska.
Ajo njoftoi se së shpejti do të dalin me urdhër për hetim dhe se publiku do të zbulojë kontraktorët dhe organizatorët. Ajo konfirmoi se në procedurën para hetimore janë të përfshirë edhe ato që ndodhi në selinë e OBRM-PDUKM-së në orët kritike të 27 prillit, siç dëshmoi Ninxha gjatë mbrojtjes së tij në gjykatë.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?