Google ADS

Ky është njëri nga personat që u konfrontua mbrëmë me Feron

11:39 | 22 Dhjetor 2018
A. B.

Reperi nga kompania muzikore On Record ‘Fero’ është futur përsëri në telashe. Ai mbrëmë është sulmuar fizikisht në Mitrovicë, shkruan arbresh.info.

Pas këtij rasti, një person ka reaguar në Instagram, i cili duket se ishte përfshirë në rrahjen e mbrëmshme në Mitrovicë.

Personi në fjalë është Niki Hajredini, @1keyy_official – dhe që sipas biografisë aty, shihet se ai është një reper urban nga Mitrovica.

Ai ka publikuar një shkrim në storjen e tij në Instagram, duke u kërkuar falje pronarëve të diskotekës për përleshjen gjithashtu ka treguar se ka pasur probleme edhe më herët me Feron.

KY ËSHTË REAGIMI I PLOTË I TIJ, PA NDËRHYRJE:

“Personalisht i kerkoj falje pronarve t selfie kaffiq gjithashtu nuk o per mu mburr kjo qe ndodhji sot kena pas keqkuptime ma moti me ta pra se me kap famen ka shajt edhe qe u kry ni pun me ta nuk o qe ja kom tuten dikujt a nihna i kercenum prej dikujt mirpo si person fetarish po nihna me marre ndaj Allahut kto sene ndodhin mirpo mos t perseriten nga te tjeter se Muhhammed S.a.v.s thot qe gjith muslimanet jan vllezer Mendoj qe u shpreha kjart respekt N.H”.

Për ndryshe, menaxheri i Feros pas kësaj ngjarjeje ka shkruar se reperi është mirë dhe nuk i ka ndodhur asgjë.

Ndryshe, nga video e siguruar mbrëmë nga portali arbresh shihen persona tjerë duke ndërhyrë. Një burim për portalin ka zbuluar që ai është sulmuar fizikisht nga disa të rinjë mitrovicas. Gjendja e tij nuk dukej e mirë, sipas burimit në fjalë ai nga lokali i Mitrovicës ka dal i gjakosur. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme