Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka cilësuar Cristiano Ronaldon si rrezikun kryesor.
Tekniku Gialloros është në presion të hatashëm për rezultat pozitiv.
Dhe, ai ka thënë se pa Ronaldon gjithçka do të ishte më e lehtë.
“Ronaldo është rreziku numër një. Ai ka aftësi të një lojtari që nuk është nga kjo ligë”.
“Ndoshta ai nuk bën asgjë për 35 minuta, por më pas bën një gjë të madhe dhe e vendos ndeshjen”.
“Ai është lojtari që menaxherët vuajnë ta zëvëndësojnë sepse e vendos ndeshjen vetvetiu kur ai dëshiron. Për këtë arsye, unë do të dëshiroja që ai të mos luante fare”, u shpreh Di Francesco.
Roma është 22 pikë prapa liderit Juventusit, që ka fituar 15 nga 16 ndeshje në Serie A, një rekord pothuajse perfekt.
Di Francesco ka paralajmëruar përforcime në janar, duke thënë se lëvizjet tashmë po mendohen nga drejtori sportiv, Monchi. /Telegrafi/
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...