Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) bashkë me Inspektoratin e Tregut, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë (MTI), ia kanë vetes detyrë parësore monitorimin e çmimeve në treg pas vendosjes së masës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që origjinë kanë shtetin serb e Bosnjë e Hercegovinën.
Tregtarët të cilët janë duke shfrytëzuar vendosjen e masës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë e të Bosnjë e Hercegovinës janë vendosur nën llupën e autoriteteve.
Udhëheqësit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kanë paralajmëruar për gazetën “Zëri”, se i kanë vënë vetes përgjegjësi për t’i parandaluar ndërmarrjet, të cilat kanë shfrytëzuar masën për t’i ngritur çmimet në treg.
Ndërkohë në anën tjetër kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut, Lulzim Syla, ka bërë të ditur se deri më tani janë shqiptuar 140 gjoba ndaj bizneseve për mashtrim në përgjithësi të konsumatorëve, ku nuk përjashtohen as mashtrimet me ngritje të çmimit të bukës.
“I kemi 140 gjoba të shqiptuara sivjet, kryesisht për mashtrim të konsumatorit. Ka pasur edhe për gjëra tjera që kemi lëshuar edhe aktvendime. Gjobat janë mandatore që ne i japim deri në 1000 euro. Ne i dërgojmë edhe në gjykata.
Çdo ditë jemi duke i realizuar inspektimet. Dikush shkon në Pejë, në Gjakovë, në Ferizaj. Kemi inspektime edhe në furra të bukës gjithsesi, por edhe në dyqane që krahasojmë çmimet rafte – arkë”, ka treguar kryeinspektori Syla.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...