Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur pjesërisht pas një grindje të ashpër lidhur me kërkesat e presidentit Donald Trump, që Kongresi të ndajë pesë miliardë dollarë për ndërtimin e një muri gjatë kufirit me Meksikën.
Pasi nuk u arrit një marrëveshje buxhetore, udhëheqësit e Kongresit dhe ata të Shtëpisë së Bardhë, u zotuan se do të vazhdojnë bisedimet gjatë fundjavës në mënyrë që të arrihet një marrëveshje para festave të fundvitit.
Mbyllja e pjesshme e Qeverisë erdhi pasi Trump ka refuzuar që ta pajtohet mbi një marrëveshje financimi afatshkurtër të propozuar nga senatorët demokratë dhe republikanë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Trump e ka refuzuar këtë marrëveshje pasi që në të nuk përfshiheshin edhe pesë miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Ndërtimi i një muri të tillë, ka qenë një ndër zotimet kryesorë të Trumpit gjatë fushatës presidenciale.
Pakistan, protesta të dhunshme pas vdekjes së liderit të Hez...
Moti në Shqipëri me diell, temperaturat do të jenë në rritje
Dy yjet e Man Utd kanë vendosur përfundimisht që të largohen...
SBASHK sot dorëzon nënshkrimet për projektligjin për skema p...
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzako...
Pacolli përfundon takimet në New York: Një javë intenzive me...