Google ADS

Fansja: U plake pa të dashur, kështu reagon Greta Koçi

22:53 | 21 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Këngëtarja e njohur, Greta Koçi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut.

Por, së fundi ajo ka bërë një pyetësor në ‘Instagram’ ku adhurues të shumët i kanë bërë pyetje, shkruan Indeksonline.

Njëra nga to i ka bërë një pyetje që këngëtares nuk i ka pëlqyer aq shumë.

“U mplake pa te dashur, Greta shkoi jeta beqare?” Ishte komenti i adhurueses.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i këngëtares e cila u shpreh se ky nuk është qëllimi i saj i vetë në jetë, por që vet të jesh i zoti ti bësh ballë jetës.

Ndryshe, Greta ka paralajmëruar se në janar do të publikoj projektin e ri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme