Studentët e Universitetit të Prishtinës të hënën do të protestojnë para zyrës së BE’së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave.
“Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE’së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.
Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE’ja.
“Pas plotësimit të 95 kritereve për liberalizim të vizave, kërkesa jonë për liberalizim ende nuk u realizua, madje si një ndër kriteret më të rëndësishme u caktua votimi pro demarkacionit me Malin e Zi, votimi i cili iu imponua deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga zyrtarë të lartë të BE-së. Po ashtu do t’i bëjmë një dhuratë simbolike zonjës Mogherini një kuti të votimit me pasaportat tona të pavlera si një shenjë për izolimin që po i bën shtetit tonë Kosovës”, kanë konfirmuar studentët për KTV’në.
Ata kanë edhe një pyetje për Mogherinin me këtë: “A është izolimi vlerë e BE-së?”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...