Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu ka lavdëruar punën që po bën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Eqa që dikur kishte fuqi të madhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë për Indeksonline se
Haradinaj është kryeministri i parë i Kosovës që sillet tamam si kryeministër i një shtetit sovran. Ish-kryetari i Prizrenit e ka vlerësuar të denjë vendimin e Haradinajt për taksën 100% ndaj Serbisë, por edhe për qëndrimin ndaj BE-së, karshi Kosovës. “Vendimet e Haradinajt kanë një mbështetje të madhe, jo vetëm për taksën, por edhe për qëndrimin ndaj BE.
Ne nuk mund të kalkulojmë pasojat, por ajo që na bën të ndiehemi mirë është fakti se Haradinaj sillet sikur të jetë kryemnistër i një shteti sovran. Qeveritë e kaluara nuk besonin se janë në krye të një shteti sovran. Silleshin të sugjestionuar nga Beogradi, përmes përfaqësuesve të BE” ka thënë Eqrem Kryeziu.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...