Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, akuzoi sot në Kuvend kreun e PD, se po përdor makinë të ‘Viktoria Invest’, e cila në fund rezultoi të ishte një mashtrim.
Siç shihet edhe në dokumentat e mëposhtme, të cilat janë publikuar nga vetë Taulant Balla, rezulton se makina që prej vitit 2012-të është në pronësi të ‘Mektrin’, një kompani në pronësi të një qytetari shqiptar, për të cilin foli në Kuvend edhe vetë Lulzim Basha.
Ja debati Balla-Basha sot në kuvend për makinën:
“Takojmë edhe ne qytetarë të Unazës së Re. E njëri prej tyre Lulzim erdhi dje dhe më dha këtë dosje për ty. Do ta lë këtu ta marrësh ta lexosh. Tha: ore po si ka mundësi që nuk ia thoni Lulzimit se në këtu në Astir, ndihemi çik të fyer që ne këtu Lulëzimi na vjen përditë në protestë me makinën e pronarit të kompanisë që ndërton tenderin e Unazës. Si ka mundësi Lulzim? Kjo është dosja e makinën AA 11 EN. Kjo është makina që ti shkon përditë në protestën te Astiri. Këtu në dokumentet e makinës thotë që ti shkon përditë me makinën në pronësi të Viktoria Invest, një prej kompanive që ka fituar tenderin e një prej 3 lotëve të tenderit të Unazës. Ja ku e ke o Lulzim, po deshe edhe me fotografi të pronarit të kompanisë Viktora Invest, i cili është edhe blerësi në fakt i kësaj makine me vlerë 53 mijë euro që zotërote pasdite për pasdite u shkon banorëve të Astirit gjoja për ti mbrojtur këta nga kompania që qenka kompania e Edi Ramës. Po mirë bufa na di ne që nuk e dimë ne lidhjen tënde me kompaninë e Viktoria Invest?! Po nuk e dimë ne që shumë mirë që njëra nga vajzat e tua shumë e mirë e vogël e ka emrin Viktora. Dhe sigurisht janë disa arsye të kumbarllëkut. Kompania është kumbare e familjes tënde”, tha ndër të tjera Balla.
Në përgjigjen e tij lidhur me këto akuza, po nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh: “Automjeti im prej 6 vjetësh është në lease nga kompania ‘Mektrin’, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk është as e ndonjë oligarku, as e ndonjë banditi, është enjë durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me lease, nga kompania Mektrin o mashtrues i certifikuar.”
Pas kësaj, Balla ka publikuar dokumentet. Dokumentet tregojnë se makina është blerë nga “Viktoria Invest” dhe se është nën pronësi të kompanisë “Mektrin Motors”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...