Google ADS

Deputeti i LDK’së: Nuk e votojmë buxhetin e vitit 2019

00:08 | 21 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka qenë i ashpër në kritika ndaj mënyrës se si koalicioni qeverisës e ka hartuar buxhetin për vitin 2019. Prandaj ka thënë se nuk mund ta votojë si të tillë.

Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se LDK-ja i ka bërë një analizë serioze buxhetit, dhe ka konstatuar se ka shpërndarje disproporcionale për Komunat, për prioritetet që vetë i ka caktuar kjo Qeveri.

“Kemi vërejtur se ka shpërputhje të madhe me ato që janë thënë në programin qeverisës. Rritja e buxhetit për arsim dhe shëndetësi nuk korrespondon me rritjen e buxhetit në përgjithësi”, ka thënë Rugova.

Ai ka thënë se projektbuxheti i vitit të ardhshëm, është “garë mes partnerëve të koalicionit me projekte të Komunave me të cilat udhëheqin”.

Seanca për votimin e projektligjit për buxhetin është nesër (e premte) në orën 13:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme