Google ADS

Studentët protestojnë nesër para Universitetit të Prizrenit

22:54 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Parlamenti i Studentëve ka paralajmëruar protestë paqësore në oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Përmes një njoftimi për media, ata kanë treguar se arsyeja e protestës është zgjedhja e një rektori të paligjshëm që Këshilli Drejtues po synon ta zgjedh ditën e nesërme, në po të njëjtën orë.

“Të nderuar zyrtarë të mediave, nëpërmjet kësaj shkrese ju njoftojmë se Parlamenti i Studentëve si organ qeverisës i studentëve do të organizojë një protestë paqësore në lokacionin e oborrit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Protesta do të mbahet me datë: 21.12.2018 prej orës 13:00 deri në ora 14:00, në Universitetin “Ukshin Hoti”.

Arsyeja e protestës është zgjedhja e një rektori të paligjshëm që Këshilli Drejtues po synon ta zgjedhë ditën e nesërme në po të njëjtën orë dhe ne nuk do ta lejojmë të ndodhë një gjë e tillë në asnjë mënyrë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme