Unai Emery dëshiron të sjellë portierin e Real Madridit, Keylor Navasin, në Arsenal për shkak të qëndrimit që një kohë të gjatë të reprezentuesit të Costa Ricas në bankinë.
Navas nisi sezonin si një startues, por më pas humbi pozitën e tij ndaj Thibaut Courtoisit, transmeton portali arbresh.info. 32-vjeçari luajti ndeshjen e fundit në ligë në muajin gusht dhe nuk është shfaqur as në Ligë të Kampionëve që nga muaji tetor.
Gazeta spanjolle ‘AS’ pretendon se Arsenali mund t’i ofrojë zgjedhje rreth këtij problemi duke shtuar që Unai Emery është në kërkim të një “portieri aktiv”.
Ndërkohë, ‘Mundo Deportivo’ shkruan se Navas “është i gatshëm për largim” nga Madridi dhe thotë se Arsenali është njëri nga klubet më të forta që është pas shërbimeve të tij.
“Topçinjtë” janë duke u përfolur së fundmi se kërkojnë edhe shërbimet e porterit të Legia Warsaw, Radoslaw Majeckit./arbresh.info/
Policët kufitarë trajnohen nga UNDP-ja
Kryeministri Kurti priti në takim Shefen e UN Women, zyra në...
BQK-ja miraton Udhëzimin për Standardizimin e QR Kodit
Osmani takohet me liderë botërorë në Francë
Zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris, qëndrime disi të ndrysh...
Emrat e 12 lojtarëve që janë lënë në pritje nga Franco Foda ...