Buxheti e protesta, debati rinis në Kuvend

20:46 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pas incidentit të paradites, seanca e Parlamentit rinisi mbrëmjen e së enjtes në orën 18:00. Palët kanë debatuar edhe për protestën dhe kërkesat e studentëve.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, Ministrat e Arsimit dhe Financave kanë marrë fjalën. Ne fund të seancës mazhoranca pritet që të rrezojë dekretin e presidentit Meta që ktheu buxhetin e vitit 2019.

Ka nisur me debate seanca plenare këtë pasdite, ku kryetari i Parlamentit i ka dhënë fjalë ish-kryeministrit Sali Berisha por ky i fundit ka referuar të flasë pasi ka kërkuar që në këtë seancë të rëndësishme duhet të jetë patjetër edhe kreu i ekzekutivit.

“Ka një detyrim, Kushtetuta e vendit dhe parlamentit, kur është fjala për buxhetin, ai që është kryetar ekzekutivi duhet të jetë këtu, jo me vezë dhe speca ta gjuajnë, por dhe me ato të tjerat që i meriton ta gjuajnë, prandaj thirre të vij këtu zotëri”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, sapo ka nisur fjalimin e tij, e ka ndërprerë menjëherë, duke e arsyetuar atë me mungesën e mediave në Kuvend.

Thirrjes së tij për të futur në sallë mediat, Ruçi i është përgjigjur se në dijeninë e tij, ato televizione private që preferojnë ta transmetojnë, po e bëjnë një gjë të tillë.

Më pas Basha ka refuzuar të marrë fjalën pas ftesës së disatë të kreut të Kuvendit. Në të njëjtën mënyrë janë përgjigjur edhe deputetë e LSI-së.

Seanca ka vijuar, ku fjalën e ka marrë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e më as edhe Lindita Nikolla./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme