Edhe këtë vit sikurse viteve të tjera në muajin dhjetor fillon blerja dhe shitja e mjeteve piroteknike në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës të siguruara nga kallxo.com ato kryesisht importohen nga Kina dhe këtë vit ka pasur dukshëm rritje të importit të tyre.
Por sipas këtyre të dhënave po del të jetë se interesi për fishekzjarrët ka rënë dhe se është rritur për mjete të tjera që janë piroteknike.
Që nga fillimi i vitit janar 2018 deri më 12 dhjetor të këtij viti janë importuar mbi 108 mijë kilogramë mjete piroteknike të cilat kanë kushtuar rreth 111 mijë euro me vlerë doganore, ndërsa në vitin 2017 në total kanë qenë rreth 45 mijë kilogramë me vlerë doganore 62 mijë euro.
Sa i përket produkteve të cilat janë importuar në vitin 2018 del se numri i fishekzjarrëve është më i vogël se në vitin 2017 më rreth 39 mijë kilogramë, ndërsa mjetet e tjera janë mbi 69 mijë kilogramë.
Në vitin e kaluar importi i fishekzjarrëve ka qenë me rreth 44 mijë kilogramë dhe mjete të tjera me vetëm 735 kilogramë.
Kurse, Destan Mustafa nga Departameni për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha se shitja e këtyre mjeteve do të bëhet vetëm nga personat që do të licenohen dhe autorizohen për këtë tregti.
“Shitja do të bëhet vetëm nga personat e autorizuar dhe të licencuar për tregti ose për shitje me pakicë për fishekzjarrë. Dhe ne çdo vit kemi pasur bashkëpuni me inspektoratet lokale sa i përket shitjes së parregullt të mjeteve piroteknike, edhe këtë vit do të vazhdojmë të njejtin bashkëpunim”, tha Mustafa.
Ai po ashtu tregoi edhe kategoritë që do të lejohen për përdorim.
“ Fishekzjarrët e kategorisë 1 që paraqesin rrezik shumë të ulët dhe nivel të zërit të papërfillshëm, dhe të cilët kanë për qëllim të përdoren në vende të izoluara, duke përfshirë, fishekzjarrë që kanë për qëllim të përdoren brenda vendbanimeve. Fishekzjarrët e kategorisë 2 që paraqesin rrezik të ulët dhe nivel të ulët të zërit dhe qëkanë për qëllim të përdoren në vende të hapura dhe të izoluara; Fishekzjarrët e kategorisë 3 që paraqesin rrezik të mesëm, të cilët kanë për qëllim të përdoren në vende të hapura dhe të mëdha, dhe që kanë nivel të zhurmës e cila nuk dëmton shëndetin e njeriut”, tha ai.
Mustafa shtoi se fishekzjarrët e kategorisë katër që paraqesin rrezik të lartë, që kanë për qëllim të përdoren vetëm nga personat me përgatitje të specializuar, zakonisht njihen si fishekzjarrë për përvojë 12 vjecare, 16 dhe 18.
Ditë më parë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kishte marrë vendim që të kontrollohen Operatorët Ekonomik dhe të verifikohet nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregtinë dhe furnizimin me produkte piroteknike/fishekzjarrë.
Po ashtu ai ka obliguar Inspektoratin e Tregut që këto produkte të mos shiten për fëmijët nën moshën 18 vjeçare si dhe në rast se udhëzuesi i përdorimit nuk është në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
Po ashtu tashmë edhe disa komuna kanë ndaluar një gjë të tillë. /kallxo.com
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...