Google ADS

Morata dëshiron të transferohet në AC Milan?

18:03 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Raporte në Angli thonë se sulmuesi i Chelseas, Alvaro Morata, është duke u kërkuar dhe dëshiron të transferohet te AC Milani së shpejti.

Morata nuk ka arritur të shkëlqej gjatë qëndrimit të tij në Stamford Bridge, as këtë sezon dhe as në sezonin e kaluar nën udhëheqjen e trajnerit italian Antonio Conte, transmeton portali arbresh.info.

‘The Sun’ nga Anglia pohon që Alvaro Morata dëshiron të largohet nga klubi dhe të transferohet në AC Milan sepse tashmë është i frustruar me jetën te gjiganti londinez.

Spanjolli është në dijeni rreth faktit që AC Milani ka nevojë për një sulmues të ri dhe beson se ai është i duhuri për ata.

Morata ka gjithashtu eksperiencë në Serie A për shkak se ka luajtur te Juventusi si një i huazuar nga Real Madridi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme