Vit i ri, kësmet i ri! Megjithatë jo të gjitha shenjat e horoskopit do të kenë fatin e mirë të jenë ato të lindurat me këmishë gjatë 2019-ës. Nga ana tjetër, 3 shenjat e mëposhtme jo vetëm që do të jenë të mikluara dhe të dëshiruara nga yjet, por duhet të përgatiten për vitin më të jashtëzakonshëm të jetës së tyre. Energji pozitive, emocione të reja, surpriza dhe vendime që do t’ju ndryshojnë jetën. Ja për cilat bëhet fjalë:
1. DASHI: Të parët në horoskop, por edhe në dashuri! Gjatë vitit pasardhës, të lindurit në këtë shenjë jo vetëm që do të njohin dashurinë e vërtetë, por do të zbulojnë edhe anën e tyre më romantike. Yjet kanë parashikuar një vit të mbushur me emocione romantike.
2. LUANI: Në ndryshim nga Dashi, i cili do të nisë dhe mbyllë vitin kokë e këmbë i,e dashuruar, Luani do të ketë mundësinë të tregojë se sa shumë i vlen lëkura. Bëni gati rripin e sigurimit, pasi 2019-ta është viti që do t’ju bëjë të prekni majat e karrierës. Keni punuar dhe sakrifikuar aq shumë gjatë 2018-ës, kështu që e meritoni plotësisht rritjen profesionale në 2019-ën. Viti i ri do të nisë me një propozim të ri, të cilin duhet ta pranoni pa u menduar dy herë. Gjithashtu duhet ta mendoni seriozisht të zhvendoseni diku jashtë Shqipërie për të bërë një shkolle të dytë.
3. PESHORJA: Peshorja është shenja e cila përpiqet të gjejë balancën në çdo aspekt të jetës. Për fatin e tyre të mirë, të lindurit në këtë shenjë do të arrijnë më në fund të gjejnë pikën e artë të takimit mes shëndetit, dashurisë, paqes shpirtërore dhe lumturisë. Bëhuni gati të provoni epokën tuaj të artë. Të gjitha Peshoret single do të gjejnë gjysmën e tyre më të mirë gjatë pjesës së dytë të vitit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...