Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu është drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së tij.
Ai ka folur në lidhje me dialogun dhe me ekipin negociator të formuar për dialogun me Serbinë nga koalicioni qeverisës dhe nga PSD-ja.
Mustafa ndër të tjera ka përmendur edhe kritikat që po i bëhen LDK-së e cila po refuzon pjesëmarrjen në këtë delegacion.
Ai gjithashtu është shprehur se ky ekip është improvizim i Qeverisë së Kosovës.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të nderuar anëtarë dhe simpazitantë të LDK-së,
Për disa, LDK nuk bën të jetë as në pozitë e as në opozitë! Dhe ata nuk janë të pakët.
Sa ishim në Qeveri, ata arsyetonin, motivonin dhe nxisnin dhunën e paparë të opozitë kundër nesh. Na kritikonin pse po qeverisim me PDK-në. Të njëjtit sot na kritikojnë dhe vajtojnë pse po qëndrojmë në opozitë dhe nuk po i bashkëngjitkemi PDK-së së Kadri Veselit e Hashim Thaçit, si partisë më të madhe të koalicionit qeverisës, për t’ua bërë numrat dhe për t’ua siguruar legjitimitetin për dialog! Po iu “dhimbsemi” se kemi mbetur në margjinë, se na ka kapur gjumi i ariut, se e kemi humbur shansin etj. etj.
Mos me qenë LDK e fortë, me besim të madh qytetar, s’do të merrej askush me ne.
LDK, tani është në opozitë. Roli i saj është i faktorit korrektues ndaj atyre që ushtrojnë pushtetin.
LDK nuk mundet me qenë njëherazi edhe në opozitë edhe në pozitë. Në opozitë kemi dalë, jo me dëshirën tonë por, me votë të qytetarëve. Nga opozita do të punojmë në të mirë të Kosovës dhe të qytetarëve tanë.
Me votë mosbesimi Qeverinë e drejtuar nga LDK e ka rrëzuar PDK (si partner yni qeverisës) përmes dorës së Nismës e cila ia kreu shërbimin e organizimit të mocionit. Ndërkaq kumbarë i koalicionit aktual, që tani kur u rrezikua nga rënia i hyri nën krah PSD-ja, dihet se ishte Presidenti Thaçi.
LDK në vazhdimësi ka përkrahur dialogun si mjet për të komunikuar dhe për të zgjidhur mospajtimet me fqinjët. Edhe dialogun me Serbinë.
Pas shpalljes së pavarësisë dialogun e ka zhvilluar Qeveria me në krye Kryeministrin. Nuk e ka bërë as z. Fatmir Sejdiu, si President e as zonja Atifete Jahjaga, si Presidente. E kam drejtuar edhe unë si Kryeministër. Qeveria e tanishme ia dorëzoi autoritetin e dialogut Presidentit Thaçi. Po improvizon me ekipe hibride e pa legjitimitet në proces të dialogut. Po e ofendon rëndë opozitën, LDK dhe VV, e cila sipas të gjitha matjeve të publikut ka përkrahjen e më shumë se gjysmës së qytetarëve të vendit.
LDK e ka sqaruar pozicionin në dokumentin e saj të Orientimeve bazë për dialogun. Ajo mirëpret përkrahjen e SHB-as dhe të BE-së për dialogun. Mbetet e bindur se për të siguruar një zë, ashtu siç angazhohet Presidenti Trump, duhet të ndërroj radikalisht qasja e pozitës ndaj dialogut. Marrëveshja që i nevojitët Kosovës nuk mund të bëhet nga njerëz pa votë qytetare e as me konferenca për shtyp, me Facebook e Twitter, por me njerëz dhe parti që kanë besim dhe përkrahje të gjerë. Fundja çdo proces e ka një fund, për të cilin duhet të mendohet me kohë. IM.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...