Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj M.D. i cili i ishte bashkuar grupit militant IS në Siri. M.D. akuzohet për vepër penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.
“Sipas aktakuzës, M.D., me qëllim që t’i bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me dëshirë, me vetëdije dhe me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi. Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Pasi kishte arritur në Siri, M.D. kishte qëndruar atje deri në gusht të vitit 2017, deri në momentin kur ishte larguar këto organizata dhe i ishte dorëzuar autoriteteve të Turqisë.
M.D. më pas kishte kërkuar nga autoritetet turke që ta kthenin në Kosovë gjë e cila ishte mundësuar.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...