Google ADS

Kadri Veseli fton Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator dhe opozitën për t’u koordinuar për Dialogun

15:36 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për Dialogun.

Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Në këto momente të rëndësishme, kur Kosova përgatitet për fazën finale të Dialogut me Serbinë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit.

Si Kryetar i Kuvendit, do t’i ftoj për të mërkurën, në orën 10:00, Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV.

Do të mblidhemi për të trajtuar temat e Dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme