Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Tetovë në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj.
Ahmeti uroi ambasadorin Dedaj për emërimin në krye të ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup duke shprehur dëshirat më të sinqerta për mbarësi dhe siguroi Dedajn për mbështetjen e tij personale dhe të BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti dhe Dedaj diskutuan për ndryshimet kushtetuese, sundimin e ligjit, dialogun Prishtinë – Beograd dhe në përgjithësi për gjendjen politike në vend dhe rajon.
Ahmeti përshëndeti themelimin e ushtrisë së Kosovës si një hap drejt arritjes së standardeve euroatlantike ndërsa bashkëbiseduesit konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe u zotuan për thellim dhe avancim të mëtejmë të bashkëpunimit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?