Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka kritikuar Serbinë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka kritikuar Serbinë pas sulmeve ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe zërave kritik ndaj Qeverisë.
Ajo për “Radio Evropa e Lirë” ka thënë se “Kjo nuk është Serbia që dua ta shoh në Bashkimin Evropian (EU)”. Ajo ka thënë se e kritikon Serbinë sepse dëshiron ta sheh më mirë, transmeton lajmi.net.
“Nuk e mendoj vetëm unë por edhe shumë kolegë nga institucionet evropiane që shumë qartë i përcjellin këto porosi. Ekziston një dallim i madh mes asaj që Serbia ka realizuar në lidhje me reformat në rrugën drejt Bashkimit Evropian për dallim nga realiteti në atë shtet”, theksoi ajo.
Fajon ka thënë se Serbia duhet të ketë më shumë hapësirë për mendime kritike. “Porosia për Qeverinë është që duhet të krijojnë kushte më të mira për respektimin e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit dëshirojnë të jetojnë të lirë”, vazhdoi ajo.
“Qytetarët duhet të kenë ndjenjën se qeveritarët brengosen për ta. Bindja ime nga koktaktet me njerëzit në Serbi është se nuk ekziston kjo. Këto janë tema të vështira dhe të ndijshme”, u shpreh Fajon.
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...