Respektimi i të drejtave të njeriut sfidues për Gjykatën Speciale

11:31 | 20 Dhjetor 2018
arbresh.info

Profesori i të drejtës penale, Avni Puka në tyrezën lidhur me Gjyjatën Speciale në vitin 2019 ka përmendur sfidat që do të paraqiten.

Sipas tij do të ketë shumë sfida me të cilat do të ballafaqohet kjo Gjyjatë.

“Sfidë do të jetë edhe procedura për komanduesit, për eprorët në vitin 2019. Kjo sfidë ka qenë edhe tek Gjykata e Hagës dhe për këtë nuk pritet që kjo Gjykatë të paraqes një standard më të lartë. Sfidë e veçantë për të ardhmen do të jetë edhe respektimi i të drejtave të njeriut. Dikush nuk mund të thirret në telefon pa e informuar me çfarë të drejte ftohet. Kjo paraqet qartësisht shkelje qoftë nëse i referohemi kKushtetutës sonë. Kjo e drejt përcaktohet qartësisht se si bëhen thirrje dhe kjo në këtë rast nuk është respketuar. Kjo na bënë skeptik se në punën e kësaj gjykate sa do të zbatohen të drejtat e njeriut në votin 2019. Kjo lidhet edhe me të drejtën për mbrojtje sepse e mohon këtë të drejt që ta kenë ata që thirren”, ka theksuar ai, raporton arbresh.info.

Ai ka përmendur edhe gjykimet e individëve për të dytën herë.

“U permend edhe parimi që nuk mund të gjykohet dikush dy herë për të njëjtat fakte. Mirëpo mbetet për tu parë si di ta bëhet interprëtimi i fakteve qoftë nga Teibunali I Hagës apo misioni i Eulex-it në Kosovë. Po ashtu edhe baza ligjore e kësaj gjyjate është sui generis që nuk e shohim as në gjyjatat tjera e as në tribunalet e Hagës. Po ashtu problem tjetër është edhe sigurimi i provave ku thuhet se provat janë siguruar para themelimit të kësaj Gjykate. Është munfësi e gjerë qe të administroj prova të llojllojshme dhe për këtë vendos një panel i cili na bënë skeptik se cfarë kritere ndjek ky panel kur vlerëson relevancën e provave”, ka thënë Puka duke përmendur edhe administrimin e provave nga shtetet tjera.

“Do të ketë edhe prova nga shteti serb për qytetarët e Kosovës. Ky është një problem i madh por duhet theksuar që është obligim i institucioneve qe ta tregojnë e kujt është kjo Gjyjatë. Ministria e Drejtësisë të qartësoj q ekjo Gjyjatë është e Kosovvës edhe pse ëzhtë në Hagë. Këto probleme që janë me prova është se këto probeleme mund të caktohen nga shtetet tjera gjë e cila është përcaktuar me ligjin që e kanë votuar deputetët e Kosovës. Është dashur të jetë një ligj që nuk do të kishte intepretime qe sjanë në favor të atyre që do të thirren”, deklaroi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme