Google ADS

Raketa nga Kujtesa ka zbarkuar në qytete, testoni këto produkte në Kujtesa Labs

11:02 | 20 Dhjetor 2018
A. B.

Kujtesa këtë fundvit ka lansuar ofertën RAKETA, e cila përmbanë pako të ndryshme nga të cilat mund të zgjidhni produktet e ndryshme të cilat i përshtaten më së shumti, shtëpisë suaj !

Raketat, janë oferta të dedikuara për Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

E në qendër të gjitha këtyre qyteteve mund të gjeni Laboratorët e Kujtesa, të cilat përveq se i kanë dhënë qyteteve një atmosferë festive, i mundësojnë qytetarëve të testojnë, analizojnë dhe të njoftohen më shumë mbi Super Produktet e Raketës. Kujtesa ‘Labs’ mund t’i gjeni në sheshet e qyteteve dhe do jenë aty për të gjithë deri më 29 Dhjetor.

Prishtinë – Sheshi Zahir Pajaziti; Gjakovë – Parku i Qytetit; Prizren – Sheshi i Lidhjes; Pejë – Sheshi i Heronjëve; Gjilan – Seshi i Qytetit; Ferizaj – Sheshi Adem Jashari dhe Mitrovicë – Sheshi Mehë Uka.

Të pajisura me teknologjinë e fundit, në këto Laboratore, një qytetar ka mundësi të testoj shpejtësinë e internetit deri në 1 GigaBit për sekond të cilës i bashkohet edhe Wireless Modemi dhe përforcuesi i WI-FI që përballojnë dhe shpërndajnë këtë shpejtësi marramendëse të internetit; të shikojë kanalet e platformës Kujtesa duke patur mundësi të njoftohet mbi kanalet më të reja HBO 1,2,3 dhe Cinemaxx 1,2 të cilat janë të mbushura me filma dhe seriale nga më të rejat.

Ndër risitë e Raktës, është edhe KUGO TV e cila është platforma më e re nga Kujtesa, aplikacion i cili mund të shkarkohet pa pagesë ne Appstore dhe Googleplay.

Për të pasur qasje në KUGO, mjafton të jeni klient i Kujtesa, të mirret njëra nga pakot RAKETA e cila e përmbanë në vete si produkt, dhe klientit i gjenerohet një username dhe një password, në të cilin do të kenë qasje për shfrytëzim deri në 4 pajisje. Ajo që e bën të veçantë KUGO-n, është metoda e transmetimit në TV nëpërmjet “CASTING”, me pajisjen Google Chrome Cast. E gjithë ajo qe e shikoni në telefon do transmetohet në TV dhe mund të ndiqen nga telefoni pamjet direkt ne televizion. Në KUGO mund të gjinden të gjitha kanalet televizive të Kujtesa, Radiot lokale si dhe libraria e pafund ‘Video on Demand’ e mbushur me filma, seriale, dokumentarë e shumë të tjera.

Përveq KUGO TV, në Kujtesa Labs, do keni mundësi të testoni edhe një super shërbim, aplikacionin HBO GO, i cili poashtu sjell premierat e filmave dhe serialeve më me famë botërore, me zhandre të lloj llojshme, nga studiot e mëdha si Paramount Pictures, Walt Disney, Columbia Pictures, Warner Bross, etj.

Duke filluar nga sot, ‘Laboratoret’ në këto qendra të 7 qyteteve, do të shfrytezohen për atraksione inovative për qytetarët, ku ata do të kenë mundësinë të testojnë të gjitha këto shërbime te Kujtesa, që janë pjesë e Raketave. Andaj ftojmë gjithë qytetarët të mos hezitojnë dhe të vizitojnë këto Labs e të kënaqen duke testuar këto Super Produkte të Raketës.
Kujtesa njihet si opratori që i përket çmimeve më të volitshme, kualitetit të shërbimeve dhe mbulueshmërisë më të madhe të rrjetit në territorin e Kosovës.

Fluturo këtë fundvit, vetëm me Kujtesa!

(Ky artikull është i sponzorizuar)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme