Vezë drejt Kryeministrit, deputeti i PD-së përjashtohet nga seanca

10:40 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa është përjashtuar nga seanca e sotme plenare pasi sulmoi me vezë kryeministrin Edi Rama, i cili mori fjalën në foltoren e parlamentit.

Përjashtimi i Hasës u kërkua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Merre nxirre jashtë atë”, tha Rama nga foltorja.

“Endri Hasa përjashtohesh nga seanca, shërbimi ta nxjerrë jashtë Endri Hasën”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme