Paul Pogba duket se nuk mban aspak keqardhje për largimin e Jose Mourinhos nga Manchester United.
Manchester United të martën e kësaj jave ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin portugez, pas rezultateve të dobëta të shënuara këtë sezon në Premierligë.
Lojtari që më së shumti i është gëzuar këtij vendimi të Manchester United është Paul Pogba.
‘The Sun’ raporton se Paul Pogba ka festuar në zhveshtoren e klubit vendimin e klubit për të shkarkuar Jose Mourinhon.
Mesfushori francez që ishte transferimi më i shtrenjtë i epokës Mourinho te Man Utd, nuk ka gëzuar raporte të mira me portugezin këtë sezon, duke qëndruar në bankinë në pjesën më të madhe të kohës.
“Ai mendonte të më bënte një budalla dhe të kthente tifozët kundër meje. Ai u morë me njeriun e gabuar”, thuhet të ketë thënë Pogba pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Michael Carrick, i cili ka punuar në stafin e Jose Mourinhos.
Carrick i kujtoi Pogbas se asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se klubi.
Pretendohet se i vetmi lojtar që nuk u përfshi në “festimet” për shkarkimin e Jose Mourinhos ka qenë Romelu Lukaku
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...