Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV) që të reflektojnë karshi dialogut Kosovë – Serbi.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto subjekte politike duhet të heqin dorë nga interesat e ngushta partiake dhe të bëhen pjesë e ekipit negociator i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, unifikimi i skenës politike rreth kësaj çështje do ta ndihmojë Kosovën.
Lekaj ka hedhur poshtë kritikat se delegacioni aktual nuk ka legjitimitet të mjaftueshëm.
Ai ka thënë se ky ekip negociator ka legjitimitet të plotë pasi është miratuar nga Kuvend me shumicë të votave./epoka e re/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”