Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në fund të dialogut Kosova do të merr karrigen në OKB ndërsa Serbia do të hap kapitullin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka frikë nga Bashkimi Evropian në fund të procesit, por ka frikë se do të krijohet një entitet serb në Kosovë.
“Marrëveshja do të jetë e balancuar…Do të ketë marrëveshje për vijën kufitare dhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Haziri ka thënë se Donal Trump është presidenti i pestë në SHBA që konfirmon sovranitetin e shtetit të Kosovës.
“Ka pasur frikë pas emërimit të Boltonit në strukturat e larta të SHBA, qëndrimi ndaj Kosovës mund të ndryshoj, por u vërtetua se SHBA mbështet Kosovën”.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se është qartësuar se pas një marrëveshje të mundshme, vendi do të shkojë në zgjedhje patjetër.
“30 ditë pas ratifikimit të marrëveshjes, Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje. Kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes edhe në Kosovë edhe në Serbi. Këta deputetë duhet ta dinë saktë se i kanë vetëm edhe 30 ditë, dhe pastaj do të ketë storje tjera”, tha Lutfi Haziri./Telegrafi/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...