Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë nga ”Forbes”. Ylli i pasarelave siguroi 22.5 milionë dollarë në 12 muaj. Ajo mundi supermodelet dhe miket e saj Bella e Gigi Hadid, si edhe Karlie Klose e Gisele Bündchen.
Të ardhurat e Jenner janë siguruar nga partneriteti i saj fitimprurës me markat e mëdha “Adidas”, “Estée Lauder” dhe “Calvin Klein”.
Vendin e dytë e zë Kloss me 13 milionë dollarë që ka nënshkruar kontrata me “Swarovskin”, “Away” dhe “Adidas”. Bündchen, e cila mbajti vendin e parë në 2016, vjen në vendin e pestë me 10 milionë dollarë.
Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Modelet më të paguara të 2018-s:
1)Kendall Jenner: 22.5 milionë dollarë;
2)Karlie Kloss: 13 milionë dollarë;
3)Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley: 11.5 milionë dollarë;
5)Cara Delevingne dhe Gisele Bundchen: 10 milionë dollarë;
7)Gigi Hadid: 9.5 milionë dollarë;
8)Bella Hadid dhe Joan Smalls: 8.5 milionë dollarë;
10)Doutzen Kroes: 8 milionë dollarë.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...