Topalli: Opozita e vërtetë janë studentët, jo Basha

22:21 | 19 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Ish numri dy i PD-së dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar rikthimin e PD-së në Kuvend.

Përmes një reagimi në Facebook, Topalli thotë se opozita e vërtetë janë studentët dhe jo Luli. Ajo shtron pyetjen: A di ta shpjegojë njeri se përse Basha e bojkotoi Kuvendin këto 6 muaj? Më poshtë reagimi i saj i plotë:

Kthehet ne Kuvend per te siguruar mandatin e tij. Ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente. Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pra po te mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet.

Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames.

Sapo te votoje prezencen , dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi.

Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve.

Luli hap dialogun ne parlament( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate .

Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli.

A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme